Diplomacia franceze ka theksuar mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Kosovës, njësoj si ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Kjo, referuar aplikimit të Kosovës që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Franca i bën thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë”, vijon njoftimi zyrtar.
Ndërkaq, diplomacia franceze i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen bashkarisht me përgjegjësi dhe dialog konstruktiv.
Kjo, me synimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës zyrtare.
Për diplomacinë franceze ky është “kusht thelbësor për afrimin evropian të dy vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”.
Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti të enjten një ofertë që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Kjo, duke nisur një proces që mund të zgjasë vite, nëse jo dekada, dhe varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë fqinje.
Kurti ia paraqiti kërkesën në Pragë Republikës Çeke, mbajtëse të presidencës së radhës të BE-së.
Kosova ishte i vetmi vend në rajon që nuk kishte aplikuar për anëtarësim në BE.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
-
Mehaj: Për 25 vite institucionet kanë bërë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb
-
Partitë shqiptare në Bujanoc nënshkruajnë marrëveshje paszgjedhore për të ruajtur shumicën
-
Ministri serb: Fitorja e Kosovës në KiE s’është më aq e lehtë dhe e thjeshtë