Kina ka njoftuar ratifikimin e një traktati ekstradimi me Turqinë, i cili do të promovojë bashkëpunimin dypalësh gjyqësor dhe do të lehtësojë goditjen e krimeve transnacionale, duke përfshirë dhe terrorizmin.
Pekini zyrtar ka 169 traktate ekstradimi dhe fatura të asistencave gjyqësore me 81 vende dhe rajone të tjera në botë, transmeton Albanian Post nga Xinhua News Agency.
Edhe pse parlamenti turk, nuk e ka ratifikuar ende marrëveshjen dypalëshe, e cila u nënshkrua në vitin 2017, janë disa shqetësime që lidhen me diasporën Uighur-e (numërohen 50 mijë njerëz) të pranishme në Turqi, pasi Turqia është shtëpia e mijëra emigrantëve, që i përkasin pakicës muslimane kineze tw Uighur-ëve.
Shteti turk ka ngjashmëri gjuhësore dhe kulturore me grupin etnik të Uighur-ëve, madje Ankaraja ka qenë një nga mbrojtësit kryesorë të kauzave të tyre në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se kohët e fundit nuk i kanë dhënë një mbështetje të madhe publike.
Në rajonin e Xinjiang-ut (në veriperëndim), Kina ka filluar një politikë survejimi tepër të madhe ndaj Uighur-ëve, pas sulmeve të shumta vdekjeprurëse ndaj civilëve, ndërkohë që Pekini ka bërë përgjegjës për sulmin ndaj separatistët dhe lëvizjen islamike.
Sipas ekspertëve të huaj, autoritetet kineze kanë internuar të paktën një milion njerëz në “kampe”, përfshirë edhe Uighur-ët. Pekini zyrtar i ka hedhur poshtë akuzat e perëndimit duke thënë se janë “qendra të formimit profesional”, të cilat synojnë të ndihmojnë në rikualifikimin e popullsisë për të gjetur punë dhe për t`u larguar nga ekstremizmi.
Kjo është një çështje delikate për Ankaranë duke qenë se turqit janë të ndjeshëm ndaj minoritetit të Uighur-ëve. Artikujt e lajmeve, të cilat akuzojnë Turqinë se ka dëbuar në mënyrë të fshehtë Uighur-ët në Kinë kanë provokuar një protestë publike.
Persekutimi i minoritetit të Uighur-ve është përshkallëzuar në vite. Sipas ekspertëve, kemi të bëjmë me një genocid kulturor. Më shumë se një milion njerëz mendohet të jenë burgosur në kampet e internimit. Në këto kampe nuk janë burgosur vetëm persona, por qindra familje, të cilat detyrohen të kryejnë punë të detyruar nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Turqia mbetet i vetmi vend me shumicë myslimane që ka denoncuar publikisht keqtrajtimin e Ujgurëve. Në fillim të vitit 2019 , ministri turk i Punëve të Jashtme e cilësoi këtë cështje si një “turp për njerëzimin”. Ndërkohë që Pekini i qëndron idesë që cdo gjë që ndodh në Xinjiang nuk i përket aspak të huajve. Denoncimet e organizatave apo të kompanive të fuqishme janë anashkaluar, për hir të interesave ekonomikë.
Shtetet e Bashkuara (SHBA) kanë hequr nga lista e terrorizmit Lëvizjen Islamike të Turkestanit Lindor, një grup i Uighur-ëve me qendër në Siri, në rajonin Idlib. Ky veprim interpretohet si një presion i qartë ndaj Pekinit dhe si pjesë e raporteve me Ankaranë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit