![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/10/ramush-haradinaj-696x464-1.jpeg)
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së Kuvendit ku është thirrur për interpelancë kryeministri Albin Kurti, i ka bërë thirrje këtij të fundit që ta shtyjë vendimin për targat ilegale.
“I propozoj Kuvendit votoj rezultuan për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale dhe të fillohet dialogu me serbët e Kosovës”, tha Haradinaj.
Madje sipas tij, kryeministri i vendit nuk e përfilli kërkesën e SHBA-së për ta shtyrë zbatimin e marrëveshjes për targat, “ka zgjedhur skenarin më të keq”.
“Zbatimin në faza të kësaj marrëveshje i ka dhënë hapësirë Serbisë që ta luaj rolin e viktimës. As presidentja e vendit, as Kuvendi nuk kanë vepruar me seriozitetin e situatës”.
Për Haradinajn, “situata është e jashtëzakonshme”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
PD vijon akuzat në Komisionin e TIMS: Me kërkesë të politikës, u cenua siguria kombëtare
-
Raporti i UNESCO-s për Butrintin, reagon MEKI: Objektiv dhe korrekt, parku do të menaxhohet si një i tërë
-
Mark Rutte zgjidhet nga aleatët si Sekretar i ri i Përgjithshëm i NATO-s
-
Raportet e shefit të ri të NATO-s me Kosovën