Sport

Linda Shala nominohet për Presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës


Dita Ndërkombëtare e gruas, 8 Marsi, sjellë kandidaturën e një gruaje për presidente të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot më 8 Mars e ka zyrtarizuar nominimin e nënkryetares së Bordit të FBK-së, Linda Shala për Kryetare të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

Me këtë nominim Federata e Basketbollit të Kosovës e fillon fushatën e FBK- së për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas në kuadër të FIBA Europe Girls Program, njëherësh kampanjës “Her World, Her Rules”.

Kjo fushatë synon që ti motivojë vajzat për tu marrë me basketboll dhe ndërgjegjësojë opinionin për të përkrahur sportin e vajzave në përgjithësi dhe fuqizimin e gruas në veçanti.

Kujtojmë qe Zgjedhjet në ketë institucion te lartë sportiv në vend do të mbahen më 25 mars të këtij viti.

Presidenti aktual i Komitetetit Olimpik është Besim Hasani. Ai mori këtë post në vitin 1996, ndërsa ne zgjedhjet e marsit te këtij viti do te ketë kundër-kandidate Linda Shalën nënkryetaren e Bordit te Federatës te Basketbolli te Kosovës , por me gjasë mund te ketë edhe ndonjë kundër-kandidat tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore