Lajme

Kanye West do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024


Reperi Kanye West ka thënë se synon të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve në vitin 2024, pavarësisht se është përballur me disa skandale për sjelljen e tij të fundit.

Këngëtari, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, postoi një video të logos së fushatës së tij në mediat sociale, së bashku me titullin “Ye 24”.

Ai gjithashtu pretendoi se i kishte kërkuar Donald Trump që të ishte kandidati i tij.

West kandidoi më parë për president në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi, duke tërhequr 70 mijë vota.

Pretendimet e tij të fundit erdhën në një video të postuar pasi West u pa në klubin e golfit Mar-A-Lago të Trump në fillim të kësaj jave, i shoqëruar nga Nick Fuentes, një nacionalist i njohur.

“Trump filloi në thelb të më bërtiste në tavolinë, duke më thënë se do të humbas”, tha Kaney.

Ai provokoi një stuhi kritikash pasi mori pjesë në Javën e Modës në Paris me një bluzë që mbante sloganin “Jetët e bardha kanë rëndësi” – një frazë e adoptuar nga supremacistët e bardhë, të cilët filluan ta përdorin atë në 2015 si përgjigje ndaj lëvizjes “Jetët e zezave kanë rëndësi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore