Momente

Zbardhja e imtësishme e shkakut të aksidentit të Romain Grosjean


Federata Ndërkombëtare e Autoveturave (FIA) ka publikuar disa prej gjetjeve të dala nga investigimet e aksidentit të tmerrshëm të pilotit franko-zviceran Romain Grosjean.

Trupi Drejtues i Formula 1 në konjuksion me FIA, kanë lëshuar një investigim të imtësishëm, me të cilin kanë zbardhur shkakun e zjarrit ku u përfshi makina Haas pas aksidentit në garën e Bahrain, ku Grosjean mbeti për 27 sekonda brenda dhe mrekullisht shpëtoi gjallë.

Të dhënat e investigimeve tregojnë se Grosjean është përplasur me një barrierë kufitare të trefishtë anash pistës, me 192 kno [kilometra në orë]. Sipas Grosjean, “aureola” e makinës i shpëtoi kokën.

Aureola mbi kokën e shoferit është material titani dhe tejet e fortë. Testet e fundit të FIA-së dëshmojnë se aureola shton deri në 17% mundësinë e shpëtimit të jetës në rast të një aksidenti.

Raporti zyrtar shkruan:

“Makina pësoi dëme gjithëpërfshirëse gjatë përplasjes, përfshirë dhe ndarjen e njësisë së energjisë [motori]”, shkruhet tek raporti. Të dhënat në raport thellohen më tej:

“Kapsula në krahë të majtë të shasisë, e cila mirëmban serbatorin e karburantit ishtë shkëputur nga vendi dhe motori që lidh karburantin me makinën, ishtë shqyr nga serbatori; gjë që ka shkaktuar rrejdhjen e karburantit jashtë makinës”.

Problem nuk ishte vetëm kjo, por vendit ku ulet piloti për të ngarë makinën, i cili quhet ‘qeliza e mbijetesës’ me gjuhën e F1:

“Për shkak të dëmtit në qelizën e mbijetesës, gjithashtu dhe në kabinën e makinës, këmba e majtë e Grosjean fillimisht kishte ngecur aty ndërsa makina sosi levizjen plotësisht”.

Qeliza Mbijetesës përbehet nga fibra karboni dhe titan. Është thuajse e pashkatërrueshme.

Presidenti i FIA, Jean Todt, i cili është mbi drejtuesit të Grupit të Studimit të Aksidenteve Serioze, tha se “mësimet e vyera të këtyre aksidenteve, do të shtyjnë misionin tonë drejt përmirësimin të vazhdueshëm të Formula 1”.

Departamenti i Sigurisë së FIA, numëron 19 aksidente serioze përgjatë 2020-ës – numri 19 është ai i Grosjean.

Me këtë rast, Trupi Drejtues i FIA dhe Formula 1, pas gjetjeve të ekspertizës të dala nga investigimi i tërthortë, do mund të implementojnë sisteme edhe më të sigurta për pilotët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore