Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pranoi se nuk e priste njoftimin e Rusisë për tërheqjen nga bregu i djathtë i Dnieper-it në rajonin Kherson, por e konsideron atë një mësim për vendin e tij.
Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi serb “Pink”, duke cituar fjalën e Vuçiç në Paris pas një takimi me homologun francez Emmanuel Macron.
“Mendova se rusët do të bënin më shumë rezistencë pranë Kherson-it, por u gabova. Ne duhet të kuptojmë se duhet të krijojmë të ardhmen tonë, në kuptimin ushtarak duhet të kujdesemi për veten, t’i përmbahemi neutralitetit ushtarak, sepse kjo është provë e qasjes sonë libertariane: të jemi vetvetja në mënyrën tonë, të mbajmë marrëdhënie të mira me miqtë tanë në Perëndim dhe në Lindje. Është e qartë për ne se sa e vështirë është situata jonë”, deklaroi Vuçiç.
Pasditen e 9 nëntorit, ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, Sergei Shoigu, tha se Rusia ka vendosur të tërhiqet nga bregu i djathtë i Dnieper-it.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se tërheqja e trupave ruse nga rajoni Kherson në bregun e djathtë do të ishte një fitore tjetër për Ukrainën në luftën kundër Federatës Ruse.
Ndërsa ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace beson se deklaratat ushtarake ruse për tërheqjen nga bregu i djathtë i Dnieper-it në rajonin Kherson duhet të trajtohen me kujdes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tym dhe zjarr në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Kurti: Krimet e kryera nga shteti i Serbisë s’vjetrohen dhe as nuk harrohen
-
Egjipti: Izraeli po kërcënon përpjekjet e forta për paqen dhe ndihmën në Rafah
Lajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Tym dhe zjarr në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës
-
Loja “e fshehtë” e Netanyahut, i cili ka frikë të humbasë koalicionin nëse dorëzohet tani
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet