Sport

James, përfundimisht jashtë listës së Anglisë për Kupën e Botës


Futbollisti i Chelsea-t, Reece James, është lënë jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës pasi trajneri, Gerath Southgate bëri një kontroll personal të fitnesit të tij.

Anësori i djathtë anglez e dëmtoi gjurin në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Milan-it në “San Siro”, përballje që skuadra e tij e fitoi me rezultat 0:2.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi londinez ka njoftuar mungesën e 22-vjeçarit, i cili ndodhej në formë shumë të mirë përpara dëmtimit në Milano.

Gjithashtu, sipas mediave angleze, edhe mbrojtësit e tjerë anësor të Manchester City-t, Kyle Ëalker dhe Kalvin Phillips me shumë gjasë nuk do ftohen, pasi që edhe ata janë të dëmtuar, e koha e rikuperimit të tyre do të zgjasë më shumë.

James po e priste me padurim pjesëmarrjen e parë në një Kupë Botes, por tani do i duhet të presë edhe katër vite të tjera.

Lojtari i Chelsea-t debutoi me kombëtaren angleze në tetorin e vitit 2020 dhe deri tani numëron 15 ndeshje me nënkampionët e Evropës.

Kjo është një mungesë e rëndësishme për trajnerin Gareth Southgate. “Tre Luanët” janë pjesë e grupit B bashkë me Iranin, Uellsin dhe SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore