![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/11/Greg-Delawie.jpg)
Për ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thelbi i përkeqësimit të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk qëndron te çështja e targave, por te refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Për diplomatin veteran amerikan, është në interes të serbëve të Kosovës që përfaqësuesit e tyre të kthehen në institucionet e Kosovës.
“ Tensionet nuk kontribuojnë në përparimin në dialog”, ka thënë Delawie për Zërin e Amerikës edicioni në gjuhën serbe.
“Pushtimi i pajustifikuar i Rusisë në Ukrainë ngriti tensionet në të gjithë Evropën. I takon qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të punojnë në uljen, jo rritjen e tensionit. Qytetarët e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë dhe Serbi, meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund ta arrijnë atë vetëm nëse liderët e të dy vendeve vendosin synimin për paqen, zhvillimin politik dhe ekonomik ”, ka shtuar ai.
Delawie më tej ka bërë të ditur se e sheh si të arritshme iniciativën e bashkësisë ndërkombëtare, të Bashkimit Evropian, të SHBA-së dhe të vendeve të QUINT-it për shtyrjen vendimit për konvertimin e targave ilegale në ato RKS për dhjetë muaj.
Diplomati amerikan ka folur edhe për propozimin e fundit të bashkësisë ndërkombëtare për dialogun Kosovë-Serbi, të cilën Albanian Post e kishte publikuar më 18 shtator.
“Unë besoj në aftësinë dhe motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të dalë me një nismë krijuese për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore” ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj
-
Gërvalla, presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së: I kemi plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim
-
LDK: Edhe një vendim anti-kushtetues i Qeverisë
-
Partitë kryesore spanjolle kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Lajmet kryesore
-
Zbardhen bisedat e skemës abuzive te Onkologjiku: Mjekët dërgonin pacientët te privati, ilaçet për tumorin i çonin nëpër farmaci
-
BSH: Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme rritje me 71%
-
Presidenti kenian zotohet të rivendosë rendin pas protestave vdekjeprurëse për rritjen e taksave
-
Kurti, delegacionit gjerman: Hulumtoni mundësitë dhe përparësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj