Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka deklaruar se po të ishte në krye të pozitës para se Kosova të bëhej shtet i pavarur, ai nuk do ta njihte pavarësinë e shtetit të Kosovës.
“Nëse do të isha Kryeministri i Malit të Zi në një situatë kur Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, unë kurrë nuk do të isha dakord me të. Por gjithçka ka mbaruar para se të vij në qeveri edhe para kësaj qeverie ”, shprehet Krivokapiç, shkruan mediumi serb “b92”.
Po ashtu, ai tha se nëse ata do të merrnin vendim tani për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, Qeveria do të binte në seancën e ardhshme parlamentare.
“DPS do të bënte gjithçka për të formuar qeverinë dhe për të marrë të njëjtin vendim për Kosovën përsëri. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira,” tha Krivokapiç.
Në qeverinë e Malit të Zi pozitën e zëvendëskryeministrit e udhëheq shqiptari Dritan Abazoviç.
Kryeministri malazez kur flet për çështjen e Kosmetit (një emërtim për Republikën e Kosovës nga periudha e ripushtimit të Kosovës nga Serbia, pas Luftës së Dytë Botërore), ai thotë se për një pjesë të banorëve të këtij shteti, “çështja e Kosovës është çështje emotive, të cilët ende besojnë se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.
Një pozitë të rëndësishme në qeverinë e Malit të Zi ka edhe shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është i vetmi zëvendëskryeministër, pasi me Lëvizjen e tij Qytetare, URA mbështeti formimin e Qeverisë me në krye Krivokapiqin.
Përveç partisë së Abazoviqit, Qeveria e Malit të Zi u mbështet në Kuvend edhe nga deputetët e partisë nga lista “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit