Papa Françesku, në ditën e tretë të udhëtimit të tij historik në vend, po viziton një pjesë të Irakut verior që u mbajt nga militantët e Shtetit Islamik (IS).
Papa ka mbërritur në qytetin e Mosulit ku po lutet mes rrënojave të kishave të tij, disa prej të cilave u shkatërruan gjatë luftimeve.
IS-i aty u kërkoi të krishterëve që të konvertoheshin në islam, të paguanin një taksë ose të copëtoheshin. Mijëra u larguan në rajonin gjysmë-autonom kurd dhe vendet fqinje.
I rrethuar nga rrënojat e kishave, Papa tha se eksodi i të krishterëve nga Iraku dhe Lindja e Mesme kishte bërë “dëm të pallogaritshëm jo vetëm për individët dhe komunitetet në fjalë, por edhe për shoqërinë që ata lënë pas”.
IS-i përdhosi vendet e adhurimit të krishtera, duke prerë kokat e statujave fetare dhe duke vendosur bomba me gracka.
Ku shkoi Papa gjatë vizitës së tij?
Papa është aktualisht në vizitën e parë papale në Irak, ku komuniteti i krishterë është zvogëluar pas viteve të luftës dhe persekutimit.
Ai zbarkoi në Bagdad të premten për udhëtimin katër-ditor, duke sfiduar shqetësimet e pandemisë globale dhe të sigurisë, pas një serie sulmesh të fundit në Irak.
Gjatë udhëtimit të tij, Papa tashmë ka vizituar kisha në Bagdad, u takua me klerikun e lartë Shia Ali al-Sistani dhe mbajti një takim ndërfetar në qytetin antik Ur në Irakun e sotëm jugor.
Vatikani shpreson që vizita historike do të bashkojë komunitetet e krishtera të vendit dhe do t’i inkurajojë ata të qëndrojnë pavarësisht dekadave të luftës dhe paqëndrueshmërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
Universiteti Columbia në New York anulon ceremoninë kryesore të diplomimit, për shkak të protestave në Gaza
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE