Shëndet

Krerët e institucioneve në përkrahje të grave të prekura nga kanceri


Krerët e institucioneve në përkrahjen të grave të prekura nga kanceri, foto nga presidentja Vjosa Osmani.

Për herë të 16-të Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, ka organizuar manifestimin tradicional informative-kulturore me moton “Zbulimi i hershëm mbijetesë”.

Manifestimi është mbajtur të premten e 28 tetorit, ku morën pjesë edhe disa nga krerët e institucioneve si presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, zv.kryeministrja Emilia Rexhepi, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama etj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është zotuar se që nga viti i ardhshëm, presidenca do të mbështes të gjitha gratë me pako onkologjike të protezave gjoksore.

“Për të gjithë ata që ndjejnë sot dhimbjen e humbjes e ndajmë dhimbjen me ju. Jemi këtu se kontrolli i hershëm dhe preventiva shpëtojnë jetë. Dua të ritheksoj se kontrolli i hershëm parandalon dhe shpëton jetë. Armiku më i madh i kancerit të gjirit është kujdesi”, ka thënë Osmani.

Krerët e institucioneve në përkrahjen të grave të prekura nga kanceri. Foto nga Presidenca.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shifrat e grave të prekura me kancer të gjirit janë të mëdha.

“Tetori i kushtohet grave që luftojnë me vendosmëri për jetën. Tetori u kushtohet edhe atyre grave që ndërgjegjësojnë të tjera gra. Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 gra, janë shifra të mëdha dhe duhet t’i mbështesim institucionalisht, sikur të ishin edhe më pak shifra. Në këtë drejtim, ne duhet të bëjmë shumë. Si qeveri kemi siguruar buxhet për listën esenciale të barnave”, ka thënë ai.

Muaji tetor, në gjithë botën shënohet si muaji i ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Albanian Post, gjatë këtij muaji kishte realizuar një videostory me historitë inspiruese të grave të cilat kanë mposhtur kancerin.

Historia e Nafijes dhe e Arnisës si dhe ballafaqimi me këtë sëmundje është shumë e replikuar në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore