Lajme

Në dhjetor Gucati e Haradinaj dalin para Gjykatës së Apelit në Speciale


Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, më saktësisht Gjykata e Apelit, ka caktuar datat 1 dhe 2 dhjetorit si ditët kur do të mbahen seancat në rastin e krerëve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.

Vendimi në fjalë është marrë më 20 tetor nga gjyqtari Michele Picard.

Gucati e Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Në këtë vendim të Gjykatës Speciale mbrojtja detyrohet të konfirmojë pjesëmarrjen në këtë seancë më së largu deri më 21 nëntor 2022.

Njohësit e çështjeve juridike, kishin thënë për Albanian Post se vendimi i Gjykatës Speciale, për t’i shpallur fajtorë dhe dënuar me katër vjet e gjysmë burgim, Gucatin e Haradinajn nuk është fuqiplotë dhe si rrjedhojë mund të kundërshtohet në Apel.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore