Është ndarë nga jeta arkeologia dhe prehistoriania e shquar shqiptare, Zhaneta Andrea.
Ajo lindi në qytetin e Korçës në vitin 1937, në një familje intelektualësh dhe patriotike korçare.
Studimet fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, pastaj vijoi studimet universitare në Fakultetin Histori-Filozofi, dega Arkeologji, pranë Universitetit të Sofies, në Bullgari.
Në vitin 1962 iu bashkua grupit të parë të arkeologëve shqiptarë dhe ishte ndër ta e para grua që i dedikoi jetën akademike kërkimeve mbi prehistorinë shqiptare.
Sakaq, aktiviteti i saj kërkimor përbën një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm, i cili ka përfshirë një gamë të gjerë temash kërkimore, duke filluar nga vendbanimet e Neolitit te ritualet mortore të periudhës së Bronzit dhe të Hekurit.
Puna e saj e palodhur në terren është shtrirë në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, përmes pjesëmarrjes dhe drejtimit të një sërë ekspeditash arkeologjike, nga veriu në jug të vendit.
Ndër to përfshihet vendbanimi i Zagorës në Shkodër, vendbanimet shpellore të Blazit dhe Nezirit në Mat, varreza tumulare e Bujanit në Tropojë, vendbanimi neolitik i Cakranit në Fier, nekropoli i Gërmenjit në Lushnje, tuma e Cerrujës në Gramsh.
Korça zinte një vend të rëndësishëm të punës së saj kërkimore.
Në vitet ’60, ajo kreu ekspedita informative në rrethin e Korçës dhe vijoi me pjesëmarrjen në gërmime në vendbanimet e Podgorisë dhe Maliqit dhe me drejtimin e gërmimeve në disa varreza tumulare të prehistorisë së vonë, në Barç, Kuç i Zi dhe Shuec.
Këto u kurorëzuan me botimin në vitin 1985 të monografisë me titull “Kultura ilire e tumave në Pellgun e Korçës”.
Andrea është autore e një numri të shumtë artikujsh shkencorë, të botuar brenda dhe jashtë vendit, duke mbetur një referencë e rëndësishme për studimet prehistorike të Shqipërisë.
Kontributi i saj spikat për seriozitetin, punën sistematike dhe rigoroze, duke e veçuar atë si një model të kërkuesit skrupoloz, që do lërë gjurmë të thella në studimet për prehistorinë shqiptare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, KLGJ: Kërcënim serioz për gjithë shoqërinë
Lajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”