Të dielën e 2 tetorit, Forumi Rinor i Partisë Demokratike, në vazhdën e një reformimi të vetë forcës së djathtë politike në Shqipëri, ndërmori zgjedhjet për drejtuesin e forumit, i cili në përmbyllje të procesit, me një fitore bindëse, rezultoi kandidati Besart Xhaferri.
Xhaferri vetë, ka qenë i mbështetur nga ish-kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i cili për efekt moshor, nuk mundej më ta ushtronte detyrën.
Përpos kësaj, angazhimi i tij kryesor, është ai i deputetit në Parlamentin e Shqipërisë.
Deri këtu, gjithçka në rregull…po të mos ishte për mënyrën se si Xhaferri, u shpall fitues mes gjashtë kandidatëve.
Në disa prova të siguruara nga Albanian Post mbi mënyrën se si “të rinjtë” demokratë votuan, vihet re qartë se procesi (ose të paktën pjesë të caktuara të tij) kanë qenë një farsë.
Një e re, e cila prej vitesh ishte pjesë e forumit dhe madje e angazhuar aktivisht, në kushtet e anonimatit, deklaroi për Albanian Post se emri i saj ishte i hequr nga lista e votimeve, në qendrën e caktuar ku duhet të votonte.
Ajo e përforcoi versionin e saj, duke thënë se përpos faktit se emri nuk i qe shënuar, as në sistemet e regjistrimit të anëtarësisë, nuk pati shenja të angazhimit të saj disa-vjeçar me FRPD-në.
Disa anëtarë të tjerë prej disa vitesh, garantuan për Albanian Post të njëjtin version, duke shtuar se listat, janë mbushur me persona, të cilët nuk e kanë emrin në anëtarësi.
Raste flagrante mbi këtë çështje, vijnë edhe nga listat zgjedhore vetë, ku pasqyrohet se persona, të cilët janë një moshe të madhe (pra nuk janë të rinj), “bëjnë pjesë në forum” dhe ushtrojnë të drejtën e votës.
Ndër ta, me datëlindje në vitet 1984 apo 1985, pra me moshë rreth 37-38 vjeçare.
Me ligjin e “Rinisë” në fuqi në Kushtetën shqiptare, një person, për t’u cilësuar si përkatës në grupmoshën e rinisë, nuk duhet t’i ketë kaluar 29 vjeç.
Pra, çdo individ përtej kësaj moshe (në terma konkretë me datëlindje deri në vitin 1993), nuk do të mund të ishte pjesë e procesit.
Nga ana tjetër, shenja ka pasur edhe për manipulimin e votimeve dhe mbushjen e fletëve në mënyrë fiktive.
Një video e ardhur në redaksinë e Albanian Post, tregon një debat të disa anëtarëve në një qendër votimi, ku një prej tyre, pretendon se janë mbushur fletët pro kandidatit Besart Xhaferri, aty ku nuk është dhënë as numër letërnjoftimi i anëtarëve apo përkatësia në Forum.
E gjithë kjo, kështu, hedh një hije të madhe dyshimi për mënyrën se si riformatimi po kërkohet në PD (veçanërisht nga të rinjtë), duke ngritur një kauzë, minimalisht për pakënaqësi në mënyrën e organizimit të këtyre proceseve.
Mbi të gjitha kur përpara, janë edhe primaret për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të bashkive, të cilët do të garojnë në vendoret e vitit 2023.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha: Meta është kartë e djegur, harxhim kohe të merrem me të
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Puna bashkërenduese do jetë shumë bashkëpunuese
-
Amnistia penale është atentat kundër reformës në drejtësi, thotë Basha
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë
Lajmet kryesore
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Puna bashkërenduese do jetë shumë bashkëpunuese
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë