Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pohoi më 4 mars se Izraeli, Austria dhe Danimarka do të krijojnë një fond të përbashkët kërkimi dhe zhvillimi, me qëllim që të luftojnë COVID-19 dhe variantet e reja të coronavirus-it. Me shumë gjasë do të krijohen edhe struktura prodhimi, për vaksinat kundër COVID-19.
“Do të krijojmë një fond të përbashkët kërkim-zhvillimi. Do të diskutojmë mbi mundësinë e investimeve të përbashkëta për prodhimin e vaksinave”, deklaroi Netanyahu krah kancelarit të Austrisë dhe kryeministrit të Danimarkës.
Austria dhe Danimarka janë shfaqur të irrituara, për shkak të furnizimit të ngadaltë të vaksinave kundër COVID-19.
Kjo lëvizje nga dy shtetet anëtare të Bashkimit Evroian (BE) vjen pas vonesave te porositë, miratimi dhe shpërndarja e vaksinave.
Kancelari austriak deklaroi se prokurimi i vaksinave për shtetet anëtare është i drejtë, por Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka qenë shumë e ngadaltë në miratimin dhe zgjidhjen e ngërçit të furnizimit me kompanitë farmaceutike.
Ndërkohë, Netanyahu deklaroi se 90% e izraelitëve ose kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës Pfizer ose kanë kaluar COVID-19.
Komisioni Evropian (KE) ka pohuar se vendet anëtare janë të lira të bëjnë marrëveshje të ndara.
Rikujtojmë se kryeministri i Izraelit ka vendosur vaksinimin e popullsisë në qendër të kandidimit të tij në zgjedhjet e 23 marsit.
Asnjë nga tre shtetet nuk ka kapacitet të konsiderueshëm për të prodhuar vaksinat. Mungesa e kapaciteteve vë në pikëpyetje ambiciet e tyre për të vetëprodhuar vaksinat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
-
Nga Suedia në Mbretërinë e Bashkuar, një valë arrestimesh zbulon praninë e një rrjeti spiunësh kinezë në Evropë
-
Sadaf Baghbani: Kam 150 fishekë në trup, mendova se askush nuk do të më dojë më