Pas rastit në Pejë kur përmes videos Mrika Nikqi, dëshmoi se si është sulmuar nga një person seksualisht, derisa po ecte për në shtëpi, policia ka njoftuar për një tjetër rast të ngacmimit seksual.
Rasti ka ndodhur këtë të premte, në qytetin e Lipjanit.
“Sot rreth orës 21:00, hetuesit policorë të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual”, thuhet në raportin e policisë.
Ngacmimi, siç tregon policia, ka ndodhur ndaj dy të miturave.
“Rasti është raportuar rreth orës 16:00, ku i dyshuari A. Sh. mashkull 55 vjeç, dyshohet se në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina, kishte ngacmuar dy të mitura”.
Pas një reagimi të shpejtë të policisë personi është arrestuar dhe “me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Pejë: Sulmohet seksualisht në qendër të qytetit – “jam ende në gjendje të rëndë”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama njofton se shumë shpejt do të nis ndërtimi i spitalit të Prishtinës
-
Ambasada amerikane në Kosovë: Një demokraci e fortë inkurajon një media të lirë
-
KMShK-ja i konsideron si të “dëmshme dhe të papranueshme” përpjekjet e Qeverisë për kontroll mbi mediat
-
Haradinaj: Sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike