Përdhunimi i të miturës 11 vjeçare nga pesë persona u bë alarm i të gjithë kosovarëve.
Në formë të protestës është kërkuar drejtësi nga mijëra qytetarë
Dyert e katër institucioneve përgjegjëse për siguri morën ngjyrë tjetër.
Madje, situata e fundit ka krijuar përshtypjen që ky vend nuk është për vajza.
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë të dyshuarit që kanë dhunuar të miturën. Dhunimi thuhet se ka ndodhur në një park në Prishtinë.
Ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre persona të mitur.
Ndërsa sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në një strehimore.
Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste të dhunimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha: Nga amnistia penale kanë përfituar mbi 100 persona që janë dënuar nga GJKKO
-
Rusia i përgjigjet akuzës për përdorim të armëve kimike: E pabazë
-
Vendimet e qeverisë, Kumbaro: Ndërhyrje në 4 ligje për mjedisin, rrisim me 30% masat ndëshkimore
-
SHBA-të akuzojnë Rusinë për përdorimin e agjentëve kimikë në Ukrainë
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Gazetarët në protestë para Kuvendit për lirinë e shtypit