Shërbimet e Policisë Kurbin kanë bërë me dije se kanë sekuestruar një sasi të armëve të zjarrit, granata dhe mucione luftarake, të fshehura në tokë.
“Sekuestrohen një mitraloz, një pushkë, 30 ndezës granate dhe 55 fishekë”, ka njoftuar policia.
Municionet luftarake ndodheshin në posedim qytetarit K.P., i cili aktualisht po vuan dënimin e “Dhunës në familje” në burgun e Shënkollit, të qytetit Lezhë. 43 vjeçari kishte të fshehura armë zjarri dhe municione luftarake.
“Shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Njësisë Antieksploziv, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në fshatin Sanxhak, të qytetit Kurbin menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e tyre”, ka shkruar Policia e Shtetit.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz
-
Zbardhen detaje tronditëse në Shkodër, nëna me 3 fëmijët mund të jenë vetëvrarë nga dhuna sistematike e bashkëshortit
-
Tragjike në Shkodër – Zhduket nëna me 3 fëmijët, një i mitur gjendet i pajetë në lumin Drin
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Serwer e cilëson “marrëzi” kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” për Asociacionin