Pas vizitës në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Kina ka ndërprerë lidhjet me SHBA-të për një sërë çështjesh kritike, nga bisedimet për krizën klimatike te dialogu midis ushtrive.
Njoftimi i kundërmasave ka ardhur pasi Pekini zhvilloi stërvitje ushtarake rreth ishullit të Tajvanit.
Kina, më herët, ka njoftuar sanksione kundër Pelosit dhe anëtarëve të drejtpërdrejtë të familjes së saj. Pekini e ka quajtur vizitën e Pelosit si “veprim i mbrapsht dhe provokues”.
Ndërveprimet e anuluara variojnë nga bisedimet për klimën, dialogët midis drejtuesve të teatrove ushtarakë kinezë dhe amerikanë, në takimin e punës të ministrive të Mbrojtjes kinezë dhe amerikane dhe mekanizmin e konsultimit mbi sigurinë ushtarake detare midis vendeve.
Në ngushticën e Tajvanit tensionet janë rritur.
Stërvitjet ushtarake kanë detyruar një numër anijesh të ridrejtojnë udhëtimet, duke shkaktuar ndërprerje në ekonomitë rajonale dhe globale.
240 anije tregtare kanë kaluar mesatarisht nëpër zonat detare çdo ditë gjatë javës së kaluar.
Më herët, SHBA-të e kanë dënuar lëshimin e raketave balistike nga ana e Kinës rreth Tajvanit gjatë stërvitjeve me zjarr të drejtpërdrejtë si një “reagim i tepruar”, pasi një numër anijesh dhe avionësh kinezë përsëri kaluan vijën mesatare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit