Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhënë tenorit Ramë Lahaj, simbolin e kryeqytetit, “Hyjneshën në fron” në shenjë nderimi për kontributin e këtij të fundit në promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare.
“Në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në promovimin e Prishtinës në arena ndërkombëtare, ngritjen e nivelit kulturor e artistik në Kryeqytet dhe në mbështetjen e artistëve të rinj të Prishtinës në zhvillimin e karrierës së tyre operistike, mikut tim të zemrës, Ramë Lahaj, i dhuruam simbolin e Kryeqytetit, Hyjneshën në fron”, ka shkruar Rama në rrjetin e tij social Facebook.
Ndryshe, këtë vit nga data 21 deri më 31 korrik në Prishtinë është mbajtur festivali “Ramë Lahaj International Opera Fesitaval”.
Ky ishte edicioni i dytë i këtij festivali i cili solli në kryeqytetin e Kosovës disa artistë dhe muzikantë të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë Pretty Yende të Afrikës së Jugut, Franco Vassallo të Italisë, Erza Muqolli dhe Jean-Bernard Thomas të Francës, dhe Anna Bondarenko të Ukrainës, të shoqëruar nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës dhe më vonë nga Kori i Fëmijëve “Okarina”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sadaf Baghbani: Kam 150 fishekë në trup, mendova se askush nuk do të më dojë më
-
Mehaj: Për 25 vite institucionet kanë bërë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb
-
Meta mban fjalën poshtë ballkonit të Berishës: Ish-kryeministri doli kundër copëtimit të Kosovës
-
Ilir Meta është presidenti i Partisë së Lirisë