Ukraina me linjë 24 orëshe për ukrainasit që jetojnë në Kosovë: Kaloni kufirin kah Maqedonia e Veriut
Ukraina është në luftë me Rusinë, por qeverinë atje e ka kapur edhe halli i ukrainasve që jetojnë në Kosovë, për shkak të tensioneve të fundit në veri të vendit, kur struktura ilegale bllokuan rrugët, pasi Kosova filloi aplikimin e reciprocitetit, për ta ndaluar vendimin pas një ore, më kërkesën e partnerëve ndërkombëtar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, ka deklaruar se “vendi po monitoron situatën në Kosovë dhe bën thirrje që të përmbahen palët nga veprimet që mund të shkaktojnë dhunë”, njofton agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform.
“Ne po monitorojmë situatën në Kosovë. Palët duhet të përmbahen nga veprimet që mund të sjellin dhunë”, deklaroi Nikolenko.
Diplomati këshilloi qytetarët e Ukrainës që të përmbahen nga Kosovë dhe të shmangin tubimet masive.
Ai gjithashtu ka informuar shtetasit ukrainas se, sipas udhëzimeve të ministrit të Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, në Ambasadën e Ukrainës në Serbi është formuar një shtab operativ dhe është hapur një linjë telefonike 24 orëshe.
“Në rast të një shtrëngimi të mëtejshëm të situatës së sigurisë dhe bllokadës së rrugëve në Kosovë, u rekomandojmë ukrainasve që të kalojnë kufirin në pikat e kontrollit me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Nikolenko.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës