Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konsideroi se këto situata tregojnë pikërisht pse kemi nevojë për nismën e Open Balkan.
Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.
“Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm dhe është i gabuar. Këto situata e tregojnë pikërisht pse ne kemi nevojë për këtë. Kosova duhet të vijë dhe të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur”, theksoi kryeministri shqiptar.
Sipas tij, kur gjërat shkojnë në thikë njëra është rruga e kthimit mbrapa drejt luftës dhe askush nuk fiton pasi Kosova është vend i pavarur dhe sovran ndërsa rruga tjetër është ndërtimi i paqes.
“Sa herë ndodhin këto gjëra, aq më shumë konfirmohet nevoja për të ndërtuar rrugë ndërveprimesh që na japin mundësinë të kuptojmë se jemi të gjithë njerëz dhe kemi detyrimin t’i lëmë fëmijëve tanë një hapësirë paqeje”, shtoi ai.
Rama përgëzoi gjithashtu kryeministrin e Kosovës dhe autoritetet kosovare për sensin e vetëpërmbajtjes.
“Me presidentin e Serbisë, marrëdhënia miqësore nuk më pengon të ndahem aty ku nuk jam dakord”, garantoi më tej kreu i qeverisë.
Në përmbyllje, Rama deklaroi se historia do i japë të drejtë në fund atij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Ngjarja tragjike në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë
-
Veliaj pretendon sërish se ‘takimin me SPAK e ka kërkuar vetë’
Lajmet kryesore
-
Ranucci nuk tërhiqet: Report për Shqipërinë do të jepet brenda muajit, nuk jam censuruar nga Rama
-
Prokuroria zbardh hetimet për vetëvrasjen e nënës me 3 fëmijët: Ka dyshime të forta se drejt aktit i ka çuar dhuna e bashkëshortit
-
BE e gatshme të mbrojë ekonominë, i thotë shefja e bllokut Kinës
-
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë s’duhet të përzihet me anëtarësimin e Kosovës në KiE