Protestuesit mësyjnë sërish parlamentin e Irakut mes trazirave mbi grupet e mbështetura nga Irani
Qindra protestues kanë sulmuar parlamentin e Irakut për herë të dytë këtë javë.
Protestuesit, të cilët janë ndjekës të një kleriku shiit Moqtada al Sadr, me ndikim, po demonstrojnë kundër formimit të qeverisë së ardhshme nga partitë e mbështetura nga Irani.
Forcat irakiane të sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe bomba zanore në përpjekje për të zmbrapsur demonstruesit. Seanca e pritshme e parlamentit nuk u zhvillua dhe nuk kishte ligjvënës në sallë.
Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, udhëzoi forcat e sigurisë që të mbronin demonstruesit dhe u kërkoi atyre që ta mbanin protestën e tyre paqësore.
Forcat e sigurisë hodhën bomba gazi dhe përdorën bomba zanore për të shpërndarë mijëra demonstrues irakianë, në zonën e fortifikuar të qeverisë së kryeqytetit.
Demonstruesit përdorën litarë për të rrëzuar barrikadat e çimentos që çojnë në portën e Zonës së Gjelbër të Irakut, e cila strehon ndërtesat zyrtare dhe ambasadat e huaja.
“Ne erdhëm sot për të hequr klasën e korruptuar politike, për t’i penguar ata të mbajnë një seancë parlamenti dhe për të parandaluar Kornizën të formojë një qeveri”, tha Raad Thabet, 41 vjeç.
“Ne iu përgjigjëm thirrjes së al-Sadr. Do të shkojmë në Zonën e Gjelbër. Pa marrë parasysh koston”.
Protestuesit janë ndjekës të Moqtada al-Sadr, i cili bëri thirrje për demonstrata kundër formimit të qeverisë së ardhshme nga grupet politike të mbështetura nga Irani. Partia e Al-Sadr doli nga bisedimet për formimin e qeverisë në qershor, duke u dhënë rivalëve të tij në aleancën e Kornizës së Koordinimit shumicën e nevojshme për të ecur përpara me procesin.
Shumë protestues ishin veshur me të zeza për të shënuar ditët që çojnë në Ashura, e cila përkujton vdekjen e Imam Huseinit, nipit të profetit Muhamed dhe një prej figurave më të rëndësishme të Islamit shiit.
Mesazhi i Al-Sadr për ndjekësit e tij e ka përdorur ditën e rëndësishme në Islamin Shia për të ndezur protesta.
Al-Sadr ka përdorur ndjekjen e tij të madhe në bazë si levë kundër rivalëve të tij.
Të mërkurën, qindra ndjekës të tij sulmuan ndërtesën e parlamentit pasi aleanca Kornizë emëroi Mohammed al-Sudani si kandidatin e tyre për kryeministër dhe sinjalizoi gatishmërinë e tyre për të formuar një qeveri pavarësisht kërcënimeve të tij.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit