Futboll

Capello: Inter-i është rizgjuar


Forma shumë e mirë që po kalon Inter, që u konfirmua dhe me fitoren e djeshme kundër Genoa 3-0, e veçanërisht merita e trajnerit Conte për këtë, është bërë objekt vlerësimesh pozitive nga analistë të shquar në Itali.

Fabio Capello komentoi performancat e zibluve në Sky Calcio Club, duke theksuar mbi të gjitha meritat e trajnerit të tij:

“Conte bëri një gjë shumë të thjeshtë dhe shumë inteligjente përtej faktit se ai është një trajner i shkëlqyeshëm dhe kjo është e padyshimtë, mbasi rezultatet flasin vetë. Sepse ka trajnerë që i bëjnë skuadrat të luajnë mirë, por është edhe më mirë nëse fiton.

Pasi filloi kampionatin duke u përpjekur të bënte presion në sulm, siç bëjnë të gjithë tani, ai e kuptoi se duhej të luante si në sezonin e kaluar, duke pritur për një kohë kundërshtarët, çka e lejoi të nxirrte në pah cilësitë e Lautaro-s dhe Lukaku-t. Ai e kuptoi këtë dhe ekipi u transformua”.

 

Capello i jep Conte-s meritën që ka qenë në gjendje të çimentojë dhe të përfshijë të gjithë lojtarët në grup, madje edhe rishtarët: “Conte ka edhe një meritë tjetër, domethënë atë që ka qenë në gjendje të rikuperojë Perisic dhe Eriksen”, shpjegon ai. “Këta dy lojtarë ishin nxjerrë në shitje dhe kur, nga ana tjetër, ata mbetën, unë mendova se mund të krijonin probleme. Por, në vend të kësaj, Conte arriti t’i përfshinte ata në grup dhe t’i bënte vendimtar”.

“Barella është ndër tre mesfushorët më të mirë në Evropë”

Capello gjithashtu flet për skuadrën në dispozicion të Conte-s dhe në veçanti për një lojtar: “Këtë vit, Conte ka një nga tre mesfushorët më të mirë në Evropë, Nicolò Barella, që pa dyshim ka vizionin e lojës; kur e kalon topin në të djathtë e vendos gjithmonë mirë, kur hedh topin gjithmonë arrin djathtas. Barella ka të njëjtën goditje si Hakimi, por ndryshe nga Hakimi, i cili ‘hedh’ topin në mes, Barella e vendos me precizion, ai ka një cilësi superiore që ka të njëjtën sasi goditjeje dhe pastaj është gjithashtu shumë efektiv në rikuperimin e topit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore