Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të shtatë sanksionesh kundër Moskës, por tashmë është e qartë se ai nuk do të frenojë importet e gazit rus.
Kjo, pasi shumë vende anëtare nuk mund të përshtaten mjaft shpejt.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar kryeministrin çek Petr Fiala.
Fiala sqaroi për “Reuters” se sanksionet që po finalizohen tani nga ekzekutivi i BE-së për të rritur presionin mbi pushtimin rus të Ukrainës pritej të ndalonin importet e arit.
Ndër të tjera, të zgjeronin një listë të mallrave me përdorim të dyfishtë të ndaluar për eksport në Rusi dhe të synonin më shumë individë.
Komisioni Evropian duhet të jetë gati të prezantojë paketën në ditët në vijim dhe vendet anëtare mund ta miratojnë atë menjëherë më pas, tha Fiala në një intervistë.
Kryeministri çek theksoi se nuk kishte asnjë shans që të përfshihej gazi.
“Unë mendoj se nuk duhet të jetë aty, sepse një numër vendesh varen nga gazi rus”, nënvizoi ai.
Republika Çeke, e cila mori presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së më 1 korrik, është një nga ato vende, e varur nga Rusia për pothuajse të gjitha nevojat e saj për gaz.
Në përgjithësi, BE-ja mbështetej tek Rusia për 40 për qind të gazit të saj përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.
Gjashtë raundet e para të sanksioneve përfshinin ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për oligarkët dhe zyrtarët rusë, kontrollin e eksporteve, ngrirjen e aseteve të bankës qendrore, heqjen e bankave nga sistemi SWIFT dhe ndalimin e importeve të qymyrit dhe naftës ruse.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vuçiç: Nga Kurti do të dëgjoj vetëm britma, s’pres asgjë nga takimi në Bruksel
-
Maqedonci ia konfirmon ministrit kroat vendosmërinë e Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Szijarto: Hungaria gjatë presidencës së BE-së do të hap kapituj të ri të negociatave me Serbinë
Lajmet kryesore
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”
-
Nis hetimi administrativ për skandalin e mjekëve të Onkologjikut, bën me dije Koçiu
-
Rutte thotë fjalët e para si shefi i ri i NATO-s: Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive
-
U vazhdohet paraburgimi 3 të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjë