Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), ka aprovuar zyrtarisht vaksinën e Johnson & Johnson.
Kompania ka rënë dakord që të furnizojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me 100 milion doza deri në fund të qershorit.
Dozat e para mund të jenë në dispozicion të amerikanëve që nga java tjetër.
Presidenti, Joe Biden, e përshëndeti dhe e quajti atë si “një lajm emocionues dhe një zhvillim inkurajues”, por paralajmëroi se “lufta nuk ka mbaruar”.
Autorizimi nga FDA-ja erdhi pasi një komitet i jashtëm ekspertësh, mbështetën unanimisht vaksinën të premten.
Rezultatet nga provat e kryera në ShBA, Afrikën e Jugut dhe Brazil treguan se vaksina ishte më shumë se 85% efektive në parandalimin e sëmundjes serioze dhe 66% efektive kur përfshiheshin raste të moderuara të varianteve.
Deri më tani i vetmi vend tjetër që ka aprovuar vaksinën për përdorim emergjent është Bahreini, i cili i dha dritën jeshile të enjten.
Vaksina do të kërkojë më pak doza sesa homologet e saj Pfizer dhe Moderna.
Vaksina Johnson & Johnson përdor një virus të zakonshëm të ftohjes që është krijuar për ta bërë atë të padëmshëm. Pastaj mbart në mënyrë të sigurt një pjesë të kodit gjenetik të coronavirus-it në trup. Kjo është e mjaftueshme që trupi të njohë kërcënimin dhe pastaj të mësojë të luftojë atë dhe është e ngjashme me qasjen e përdorur nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, iu konfiskohet kokainë
-
Al Jazeera pas mbylljes nga Izraeli: Vendim i rrezikshëm, drejt përgjigjes ligjore
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit
-
Axhançiç: Shumë politikanë serbë në Kosovë takohen fshehurazi me Kurtin, unë s’fshihem
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit