Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 27 qershorit në Berat, ku nëna me fëmijën kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Konkretisht në njoftimin e Policisë thuhej se shtetasja K. Xh., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz
-
Zbardhen detaje tronditëse në Shkodër, nëna me 3 fëmijët mund të jenë vetëvrarë nga dhuna sistematike e bashkëshortit
-
Tragjike në Shkodër – Zhduket nëna me 3 fëmijët, një i mitur gjendet i pajetë në lumin Drin