Presidentja e Parlamentit Evropian: “Ne duhet përnjëmend të flasim për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën”
Dita e parë e samitit të BE-së në Bruksel me vendet e Ballkanit Perëndimor është parë si historike nga Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Para fillimit zyrtar të samitit, para gazetarëve, ajo ka renditur disa pika të cilat i cilëson si të rëndësishme në këtë ditë.
Në mesin e tyre ajo ka përmendur hapjen e njëmendtë të diskutimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën.
”Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Evropian”, deklaroi Metsola.
“Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Evropën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën”.
“Jam këtu për të dërguar një mesazh të fortë në emër të popullit të Kosovës pasi na duhet një zë i qartë nga Bashkimi Evropian, na duhet një mesazh i bashkuar nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor, sepse sa më shumë hapësirë që lihet jashtë faktorët maliciozë sigurisht se do ta përdorin”, deklaroi ajo para mediave të huaja.
“Kështu që shpresoj se do të dëgjojmë perspektivë të qartë nga të gjithë anëtarët e BE-së”.
E pyetur për pritjet e saj, ajo ka deklaruar se “nuk dua t’i rrisë ato pritjet në këtë kohë”, meqë tani procesi nuk është më në dorën e Kosovës.
“Ne kemi plotësuar kushtet 4 vjet më parë. Tani është koha të na mbështesin, sepse është padrejtësi e madhe në raport me Kosovën. Bëhet fjalë për principin bazik për lirinë e lëvizjes. Kemi plotësuar të gjitha kritiket. Komisioni ka rekomanduar liberalizimin e vizave, parlamenti evropian ka votuar pro”.
Tani i mbetet Këshillit Evropian, apo siç njihet ndryshe si Këshilli i ministrave, si institucion ekzekutiv brenda strukturës së komplikuar organizative të BE-së që të mundësojë lëvizjen e lirë për kosovarët.
Vendimi për vizat, më shumë sesa plotësim kushtesh nga Kosova, është vullnet politik i anëtarëve që të paktën të mos e bllokojnë procesin me veto.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova bie për 19 pozita në lirinë e medias, Rohde: Alarmante, mediat s’duhet të kontrollohen
-
Manja ‘kërkon’ sërish dorën e opozitës për kërkesat nga SPAK
-
Bajrami: LVV është kundër mediave, indeksi i “Reporterëve pa Kufij” është alarmant
-
Kosova shënoi regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij” – Ambasada britanike: S’është koha për vetëkënaqësi
Lajmet kryesore
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Manja ‘kërkon’ sërish dorën e opozitës për kërkesat nga SPAK