Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se ka ardhur momenti që të renditen rezultatet konkrete të arritura mes të dyja qeverive – referuar edhe Kosovës.
Rama gjendet së bashku me ministrat shqiptarë në Kosovë për takimin e tetë të këtij rangu mes përfaqësive zyrtare të të dyja vendeve.
Fillimisht, kreu i qeverisë u shpreh se dëshironte të rendiste rezultatet si punë e përbashkët mes palëve.
Por, kryeministri ndau edhe disa fjalë të ngrohta për mbërritjen në Kosovë dhe Albin Kurtin.
“Kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe kjo është e rëndësishme”, shtoi Rama.
Kryeministri shqiptar vijoi duke cilësuar disa shifra, që sipas tij, janë domethënëse.
“Kur ne kemi nisur punën nga afër dhe më intensivisht volumi i shkëmbimeve tregtare ishte 160 milionë euro – sot volumi i shkëmbimeve tregtare 433 milionë euro”, vërejti kryeministri.
Së dyti, Rama kujtoi se në Shqipëri rezultojnë 1 mijë e 225 subjekte biznesi nga Kosova – mes tyre 1 mijë e 81 pronësi 1oo për qind e subjekteve kosovare.
Investimet e Kosovës në Shqipëri, sipas Ramës, në vitin 2017, ishin 9 milionë euro, ndërsa në vitin 2021 – 139 milionë euro.
“Besoj që është një shifër shumë domethënëse dhe e fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 milionëshi i vitit 2018, ndërkohë që jemi në 41 milionë në vitin 2021, një indikator jashtëzakonisht i rëndësishëm”, ravijëzoi në përmbyllje kryeministri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Komisioni Antikorrupsion, Rama: U pa si nismë e PS për të vënë në kontroll drejtësinë
-
Falënderimi i munguar për Alban Jahon – Plisat me zemrën kuqezi, si ideja e tij për Kombëtaren në Evropian
-
Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit, vendos Konferenca e Kryetarëve
-
Kush është Florian Coldea, këshilltari i Ramës, të cilin opozita e akuzon si “agjent rumun”