Lajme

Pesë të vdekur dhe 445 të infektuar me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar pesë të vdekur nga COVID-19 dhe 445 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga dy mijë e 570 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 264 pacientë, duke e çuar në 59 mijë e 438 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 179 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 68 mijë e 351 ku shtatw mijë e 321 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe pesë persona nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore