Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, së shpejti pritet t’i ndajë rrugët me klubin e tij, Manchester City-n.
Në fakt, portieri i dardanëve prej kohësh nuk mbron portën e “qytetarëve”, por ai ka qenë në pronësi të tyre.
Ai së fundmi ishte i huazuar te skuadra turke, Adana Demirspor, ndërsa më herët mbrojti edhe portat e ekipeve si: NAC Breda, Nottingham Forest, Girona, Willem II.
Megjithatë, drejtuesit e City-t nuk dëshirojnë që ta kenë në pronësi më gardianin kosovar, të cilin kanë vendosur që ta nxjerrin në shitje.
Për ta blerë Muriqin ndonjë skuadër, duhet ta paraqesë një ofertë prej të paktën 3 milionë euro në drejtim të klubit anglez.
Kujtojmë që Muriq pati vetëm pesë paraqitje me ekipin e parë të Manchester City-t, para se të huazohej te skuadrat e lartcekura.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama mirëpret vendimin e KE-së për planin e rritjes së Ballkanit, e quan shtysë të re për zgjerimin
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Policia gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit