Një grup diplomatësh rusë dhe familjet e tyre bënë një udhëtim të veçantë duke kaluar kufirin e Koresë së Veriut me nje karrocë hekuri ,e cila shtyhej nga vetë ata. Kjo erdhi pasi Koreja ka ndërmarrë masa të rrepta anti-Covid.
Tetë personat udhëtuan me tren dhe autobus përpara se të kalonin përtej kufirit rus për rreth 1 km (0.6 milje) mbi shinat e trenit.
Koreja e Veriut ka bllokuar shumicën e udhëtimeve për të kufizuar përhapjen e virusit.
Vendi pohon se nuk ka pasur ndonjë rast të konfirmuar, por ekspertët e kundërshtojnë këtë pretendim.
Që nga fillimi i vitit të kaluar, trenat dhe vagonët janë ndaluar të hyjnë ose të largohen nga vendi. Shumica e fluturimeve ndërkombëtare të pasagjerëve gjithashtu janë ndaluar.
Fotografitë u shpërndanë nga Ministria e e Jashtme e Rusisë. Aty shihej se si diplomatët po udhëtonin në karrocë, me valixhet e tyre mes një peizazhi dimëror.
“Kufinjtë janë mbyllur për më shumë se një vit. Udhëtimi i njerëzve është i ndalur. Prandaj udhëtimi është i gjatë dhe i vështirë për të arritur në shtëpi”.
“Motori” kryesor ishte sekretari i tretë i ambasadës ruse, Vladislav Sorokin. Ky i fundit shtynte karrocën përtej një ure hekurudhore, mbi lumin Tumen në Rusi.
Grupi kishte udhëtuar 32 orë me tren dhe dy orë me autobus nga kryeqyteti i Koresë së Veriut, Pyongyang-u, për të arritur në kufirin rus.
Zyrtarët e ministrisë i pritën ata në një stacion në anën ruse. Grupi më pas udhëtoi me autobus për në aeroportin e Vladivostok.
Masat e rrepta anti-Covid të Pyongyang-ut kanë ndikuar në lëvizjen e udhëtarëve dhe në mënyrën e akomodimit. Trupa shtesë janë dërguar në zonat kufitare për të bllokuar çdo transmetim të mundshëm të virusit.
Gjatë vitit të kaluar, shumë diplomatë të huaj janë larguar nga vendi pasi ambasadat perëndimore u mbyllën.
Shumica e udhëtarëve kanë kaluar kufirin me Kinën nëpërmjet rrugëve tokësore. Megjithëse kishte një fluturim në mars të vitit të kaluar për në Vladivostok, që transportonte diplomatë nga Gjermania, Rusia, Franca, Zvicra, Polonia, Rumania, Mongoli dhe Egjipti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hakerët pro-rusë pretendojnë sulme kundër faqes së Melonit dhe të ministrive
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës lirohen nga akuza për keqpërdorim detyre për autostradën e Gjilanit
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
Lajmet kryesore
-
Komision i Posaçëm për sundimin e ligjin, Rama thirrje opozitës: Të punojmë për Shqipërinë evropiane
-
Me tensione të herëpashershme, mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë
-
Betimi i Putinit – Oligarkë, patriarkë dhe nipër sekretë
-
Kosova e Serbia s’mund të përfitojnë nga miliardat e BE-së pa i normalizuar raportet