Më shumë se 200 skiatorë britanikë kanë shkelur karantinën në resortin zviceran të Verbierit mbrëmjen e të shtunës.
Vendimi drastik nga qeveria zvicerane përfshiu një karantinë 10-ditore për këdo që mbërriti nga Britania që nga 14 dhjetori, pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit nga i cili ekspertët kanë frikë se përhapet më shpejt.
Kështu që disa nga turistët britanikë të ngecur në Verbier u larguan menjëherë.
“Shumë prej tyre qëndruan në karantinë për një ditë para se të niseshin pa u vënë re, në errësirë,” i tha SZ, Jean-Marc Sandoz, zëdhënësi i komunës Bagnes.
Ai e quajti këtë që ndodhi si “java më e keqe që ka përjetuar komuniteti ynë”.
Disa zviceranë besojnë se vendimi ishte i gabuar, të tjerë janë të zemëruar pasi për dekada, britanikët kanë qenë vizitorë entuziastë dimërorë por tani besojnë se turistët kanë abuzuar me mikpritjen që u është rezervuar./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog