Kosova

Dhomat e Specializuar të Kushtetueses shpallin të papranueshme shkeljet e pretenduara ndaj ish krerëve të UÇK-së


Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dhomat e Specializuara, kanë bërë të ditur se më 13 qershor kanë marrë vendim duke i shpallur të papranueshme referimet lidhur me shkeljet e të drejtave themelore, pas kërkesave të parashtruara nga mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit.

Është bërë e ditur se Paneli ka konstatuar se referimet janë të parakohshme dhe për këtë aryse i shpalli ato të papranueshme në bazë të nenit 113 (7) të Kushtetutës, nenit 49 (3) të Ligjit dhe rregullës 14 (f) të Rregullores së Punës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.

“Më 13 qershor 2022, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimet e saja mbi kërkesat e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, lidhur me shkeljet e pretenduara të të drejtave të tyre themelore dhe kundërshtimin, mes tjerash, të ligjshmërisë së akuzave për ndërmarrjen e përbashkët kriminale dhe të juridiksionit të DHSK-së”.

“Paneli konstatoi se referimet janë të parakohshme dhe për këtë arsye i shpalli ato të papranueshme në bazë të nenit 113 (7) të Kushtetutës, nenit 49 (3) të Ligjit dhe rregullës 14 (f) të Rregullores së Punës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e plotë të gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Speciale.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në njoftim thuhet se aktakuza e re kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve që pretendohet të jenë kryera në fshatrat e Suharekës dhe në Gjilan.

“Midis 4 korrikut 1998 dhe shtatorit 1998 dhe më ose rreth 28 ose 29 prill në vitin 1999, disa pjesëtarë të UÇK-së ndaluan së paku dymbëdhjetë persona pa një proces të rregullt ligjor ligji në Budakovë. Të arrestuarit, të cilët u mbajtën për periudha të ndryshme kohore, u ndaluan fizikisht dhe u mbajtën në dhoma të mbyllura dhe nën mbikëqyrjen e rojeve të armatosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore