Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur gjithsejtë shtatë raste të dhunës në familje, njofton Policia e Kosovës.
Në raportin e përditësuar të këtij institucioni tri raste kanë ndodhur në kryeqytet, Prishtinë.
Një qytetare është sulmuar fizikisht nga një burrë dhe megjithëse nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të jetë nën hetime.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”.
Edhe një viktimë tjetër nga kryeqyteti ka informuar policinë se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe psikike. Ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë masa të menjëhershme duke e arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Një tjetër i dyshuar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në qytetin e Prizrenit, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar “një mashkull dhe një femër kosovarë”.
Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq në qytetin e Mitrovicës, një grua e ka raportuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike. Megjithëse nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të jetë nën hetime.
Në Malishevë, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka kanosur gruan. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Në qytetin e Pejës është arrestuar një burrë, pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas. Po ashtu derisa viktima ishte duke pranuar tretman mjekësor i dyshuari ka fyer dhe penguar personelin mjekësor dhe zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë
-
Haradinaj: Sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave
-
Kosova bie për 19 pozita në lirinë e medias, Rohde: Alarmante, mediat s’duhet të kontrollohen
-
Manja ‘kërkon’ sërish dorën e opozitës për kërkesat nga SPAK
Lajmet kryesore
-
Kosova shënon regres për 19 vende në indeksin e “Reporterëve pa Kufij” – gazetarët vazhdojnë të jenë cak i sulmeve politike
-
“Reporterët Pa Kufij”: Liria e shtypit në Shqipëri po kërcënohet nga politika
-
Një darkë në Elysee për të bindur Scholz-in për Kinën
-
Nga lufta ndaj krimit te pavarësia e prokurorëve, qeveria shpalos 4 rekomandime për SPAK dhe Prokurorinë