Sport

Getafe në negociata të transferimit potencial të Bale


Presidenti i Getafe, Angel Torres ka zbuluar se agjenti i Gareth Bale e ka ofruar sulmuesin uellsianë te klubi dhe se ata tani po shqyrtojnë një ofertë.

Në një deklaratë surprizë gjatë zbulimit të fanellat e reja të Getafe-s për sezonin e ardhshëm, Torres zbuloi se pak më parë kishte folur me përfaqësuesin e Bale.

“Vetëm 45 minuta më parë, fola me agjentin e Gareth Bale”, zbuloi Torres.

“Ne duhet ta shikojmë atë me stafin stërvitor dhe bordin e Getafe-s”.

Dje, presidenti i Getafe-s u pa në kompleksin stërvitor të Real Madridit në Valdebebas dhe thashethemet ishin të shumta për marrëveshjet e mundshme për lojtarë të skajshëm si Mariano Diaz dhe Luka Jovic, si dhe të tjerë nga Castilla.

Megjithatë, duket se Bale është më shumë se një thashethem dhe ekziston një mundësi reale që Getafe të jetë një opsion për të, sezonin e ardhshëm.

32-vjeçari thuhet se dëshiron të qëndrojë në Madrid përpara Kupës së Botës këtë dimër.

Vetë Bale, i cili do të jetë lojtar i lirë kur t’i skadojë kontrata me Real Madridin në fund të muajit, ka thënë se ka marrë shumë oferta.

Getafe, pra, mund të përballet me konkurrencë të ashpër nëse vazhdon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore