![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/02/84cdc780-7ed4-48ff-9578-491859907f7c.jpg)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, inspektuan fillimin e procesit të vaksinimit të personelit mjekësor në Berat.
Me vaksinat që do të kryhen sot përmbyllen 10 mijë vaksinime. Brenda 15 marsit përfundohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe do të vijojë shtrija e vaksinimit tek grupmoshat e treta mbi 80 vjeç.
Manastirliu shtoi se qendra e vaksinimit si qendër vaksinimi masiv i plotëson të gjitha kushtet. Do të vijohet vaksinimi me të gjithë mjekët e qarkut.
Stafi mjekësor i pyetur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ndihej më i lehtësuar me fillimin e vaksinimit.
Do të hapet dhe një qendër vaksinimi në Korçë.
Spitali i Kukësit përfundon vaksinimin këtë javë. Është vaksinuar në spitalin e Shkodrës.
Kryeministri deklaroi se në ditët në vijim shpresojmë të kemi lajme të mira lidhur me vaksinat. Ai shtoi se janë bërë përgatitjet për të pasur një rrjet kapilar.
Në territor gjenden 1 mijë e 100 vaksinatorë. Do të jenë dhe 1 mijë e 500 vaksinatorë që do të trajnohen në funksion të planit të vaksinimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Zjarr në kodrat e Vainit në Karbunarë, shkrumbohen 5 hektarë ullinj
-
Në arrest shtëpie prodhonte dokumente të falsifikuara, prangat 58-vjeçarit
-
Operacion antidrogë në Tiranë, Policia jep detajet për tre arrestime gjatë natës
-
Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, digjen edhe tre të tjera pranë saj
Lajmet kryesore
-
Kurti, rekordmeni i takimeve me Vuçiç-in
-
3.3 milionë turistë hynë në Shqipëri deri në maj, rritje me 38% nga viti i shkuar
-
Zemërimi i Melonit për përjashtimin mund të rezultojë në abstenim në Këshillin Evropian
-
Konstituimi i Komisionit të Dezinformimit – Opozita jo uniformë, Doda dhe Mediu të pranishëm