Presidenti Meta: Berisha ka të drejtë të thotë ç’të dojë, unë kam respektuar Kushtetutën e Shqipërisë
Presidenti i Repiblikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me procedurën për lirimin e Bajram Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Berisha e ka cilësuar si anti-kushtetuese firmosjen e dekretit nga Stambolli, aty ku presidenti Meta ishte në një vizitë zyrtare.
Ndërkaq, presidenti, në një emision televiziv është shprehur se është e drejtë e Berishës të thotë ç’të dojë, duke shtuar se veprimi i tij ishte koherent me Kushtetutën dhe procedura ka qenë transparente.
“Se çfarë thotë Berisha për dekretin për Begaj, është e drejtë e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë me koherent në mbrojtje të Kushtetutës, me falni për modestinë, por ai është Ilir Meta”.
Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutes”, vijoi ai.
Gjithashtu, presidenti ka sqaruar më tej edhe procedurën e ndjekur për firmosjen e dekretit për lirimin e Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
“Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dërgua elektronikisht ne Tiranë. Çdo veprim i imi ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe në përputhje me ligjin. Në planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem”.
Berisha gjithashtu është shprehur se “Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij”, duke e cilësuar firmosjen e dekretit si akt anti-kushtetues.
Por, Presidenti Meta tha se vendndodhja fizike nuk është e rëndësishme, “e rëndësishme është që unë kam respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz
-
Zbardhen detaje tronditëse në Shkodër, nëna me 3 fëmijët mund të jenë vetëvrarë nga dhuna sistematike e bashkëshortit
-
Tragjike në Shkodër – Zhduket nëna me 3 fëmijët, një i mitur gjendet i pajetë në lumin Drin
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit