Policia e Shtetit ka lajmëruar se, janë vendosur në pranga tre autorët që plagosën me eksploziv një shtetas në lagjen Kamzë, në qytetin e Tiranës.
Tre të arrestuarit janë, Gj.C, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ‘Rrëmbim personi’, Vrasje me paramendim’, ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’.
E.J, 33 vjec, dhe E.J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat e ”Vrasjes me paramendim e mbetur në tentative dhe e kryer në bashkëpunim”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin ‘SATELITI’”, ka shkruar Policia.
Ngjarja ka ndodhur në datën 2 shkurt të këtij viti, në rrugën “Silvio Berlusconi”, Kamzë. Ndaj shtetasit me iniciale Gj.M. u krye një atentat me eksploziv të telekomanduar.
Si pasojë e sulmit, Gj.M. u dëmtua në gjymturë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Janë sekuestruar gjithashtu, prova materiale, automjete dhe sende të tjera, si pjesë e provave të hetimit, të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale.
Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprimet e mëtejshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit