Jurgen Klopp kërkon të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Teksa të kuqtë kanë përpara sfidën finale në UEFA Champions League, në merkato ata mbeten vigjilent.
Ousmane Dembele dhe Gavi janë dy yjet e Barcelona-s që të kuqtë dëshirojnë t’i kenë në “Anfield” sezonin e ardhshëm.
Sipas katalanases “Sport”, Liverpool i ka bërë kontaktet e para me agjentin e Dembele-s, duke i ofruar kushtet e tyre. Ai në verë do të jetë trsnsferim i lirë.
Francezi mund të marrë vendin e njërit prej Sadio Mane ose Mohamed Salah që këtë verë pritet të largohet nga Liverpool-i.
Po “Sport”, raporton se anglezët janë gati të paguajnë klauzolën prej 50 milionë eurosh për super talentin e mesfushës së Barcelona-s, Gavi-n.
Spanjolli ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën në “Camp Nou” edhe pse është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Xavi Hernandez-it. Ai ka edhe një vit kontratë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit