Presidenti në ikje i Filipineve, Rodrigo Duterte kritikoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin.
Kjo, për vrasjet e civilëve të pafajshëm në Ukrainë, duke thënë ndërsa të dy janë etiketuar si vrasës, ai “vret kriminelët, nuk vret fëmijë dhe të moshuar”.
Duterte, i cili e konsideron haptazi Putin-in një idhull dhe mik, shprehu për herë të parë qortimin e tij mbi pushtimin rus të Ukrainës.
Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke i bërë jehonë fjalës së tij të transmetuar të martën.
Ndër të tjera, ai bëri me faj luftën tre mujore për rritjen e çmimeve globale të naftës e cila ka goditur shumë vende, përfshirë Filipinet.
Duterte nuk u pajtua me etiketimin e pushtimit nga Putin si një “operacion special ushtarak” dhe tha se ishte me të vërtetë një luftë në shkallë të plotë e zhvilluar kundër “një kombi sovran”.
“Shumë thonë se Putin-i dhe unë jemi të dy vrasës. Unë ju kam thënë prej kohësh filipinasve se unë vërtet vras. Por unë vras kriminelët, nuk vras fëmijë dhe të moshuar”, tha Duterte gjatë një takim javor televiziv me zyrtarë kryesorë të kabinetit.
Duterte, i cili do të japë dorëheqjen më 30 qershor, ka kryesuar një goditje brutale kundër drogës që ka lënë të vdekur më shumë se 6 mijë të dyshuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Regresi i Kosovës me 19-të vende në lirinë e medias, Qeveria: S’ishte vit i lehtë, s’duhet të na dekurajoj
-
Kremlini: Deklaratat e Cameron përbëjnë një përshkallëzim të drejtpërdrejtë
-
NATO: Solidaritet me Berlinin për sulmet kibernetike ruse, do të mbrohemi
-
Gazprom me humbje për herë të parë në 25 vjet histori
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Osmani s’e komenton fare regresin me 19-të vende të Kosovës në lirinë e medias, flet për lajmet e rreme