Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se luftëtarët e Mariupol-it, të tërhequr nga uzina Azovstal e bllokuar nga trupat ruse, duhet të lirohen në një shkëmbim.
Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase, duke cituar intervistën e Zelensky-t me gazetarët ukrainas.
“Djemtë morën një sinjal nga ushtria se ata kanë çdo të drejtë të dalin dhe të shpëtojnë jetën e tyre. Komanda ushtarake ua kaloi njoftimin të gjithëve atyre që ishin të bllokuar në Azovstal…”, u shpreh fillimisht kreu i shtetit.
Sipas tij, gjithçka do të varet nga ajo që ka marrë përsipër OKB-ja, Kryqi i Kuq, Federata Ruse.
Kjo, në lidhje me garancinë se (luftëtarët) do të jenë të gjithë të sigurt dhe do të presin një format shkëmbimi.
“Unë mendoj se procesi i udhëhequr nga inteligjenca ka përfunduar sot – largimi, tërheqja (mbrojtësit) dhe përgatitja për dialog, shkëmbim, etj.”, shtoi presidenti ukrainas në përmbyllje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mehaj: Për 25 vite institucionet kanë bërë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb
-
Meta mban fjalën poshtë ballkonit të Berishës: Ish-kryeministri doli kundër copëtimit të Kosovës
-
Ilir Meta është presidenti i Partisë së Lirisë
-
Partitë shqiptare në Bujanoc nënshkruajnë marrëveshje paszgjedhore për të ruajtur shumicën