Senati amerikan e ka miratuar pas shumë diskutimesh paketën e ndihmës për Ukrainën, me vlerë tërësore 40 miliardë dollarë, të cilat do të shkojnë për ndihma humanitare dhe ushtarake.
Nëse do të bëhet një përllogaritje totale e gjithë ndihmës që SHBA-të i kanë dhënë Kievit prej fillimit të luftës, ajo shkon në 50 miliardë dollarë.
Në terma të përgjithshëm, kjo është paketa më e madhe financiare e ndihmës që ka shkuar për Ukrainën dhe një paketë historike edhe për vetë SHBA-të.
Votimi mbi të qe bipartizan, me të dyja palët të dakordësuara për çështjen.
Si demokratët, ashtu edhe republikanët, e kanë shprehur qartësisht qasjen e tyre pro-ukrainës. I vetmi debat, ka qenë ai mbi shumën që duhet dhënë, por sërish u gjet një konsensus për propozimin e presidentit Joe Biden, prej 40 miliardësh.
Ishte senatori Rand Paul, nga radhët e republikanëve, ai i cili e pati bllokuar më parë paketën, nën pretendimin se shuma ishte e madhe.
Kjo bëri që bisedimet të nisnin sërish. Me ngecjen në Senat më 10 maj, tashmë 10 ditë më vonë, më 20 maj, ajo kaloi.
Kreu i grupit republikan në Senat, Mitch McConnell, i cili edhe e vizitoi Kievin disa ditë më parë me një grup senatorësh e kongresmenësh, deklaroi se është një detyrim moral dhe një përgjegjësi, për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës.
Ai gjithsesi nuk u ndal tek bllokimi nga Paul më 10 maj dhe e anashkaloi një koment për të.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i falënderoi amerikanët për ndihmën, duke e cilësuar si “një kontribut për rivendosjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë, Evropë dhe botë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Emerging Europe: Përpos sfidave, ekonomia e Shqipërisë zë një vend të mirë
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE