Fabrika e çelikut, Azovstal, është shndërruar në simbol të rezistencës ukrainase kundër pushtimit rus.
Nën fabrikën masive industriale, qindra luftëtarë janë ngujuar nëpër tunele, duke mbrojtur fortesën e fundit ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupol-it.
Me pozicionin e tij strategjik, qyteti port u vu nën bombardime masive nga forcat ruse në fillim të pushtimit.
Prandaj dhe marrja e qytetit do t’i lejonte ata të përfundonin një urë tokësore midis Krimesë dhe rajonit të Donbas-it.
Po ashtu t’i jepte Rusisë kontrollin e plotë të më shumë se 80 për qind të vijës bregdetare të Ukrainës në Detin e Zi.
Për Ukrainën, bombardimet ruse dhe rrethimi i qytetit kanë lënë të vrarë me dhjetëra mijëra njerëz. Pa munguar as raportimet për trupat e shtrirë në rrugë.
Paçka se Moska mohon të ketë shënjestruar civilët.
Goditur me artileri, raketa… 90 për qind e qytetit është dëmtuar ose shkatërruar.
Vetëm Azovstal-i ka rezistuar.
Mbrojtësit e tij kanë thënë se po “fitojnë kohë” për pjesën tjetër të Ukrainës për të luftuar forcat ruse dhe për të siguruar armët perëndimore të nevojshme për t’i bërë ballë sulmit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës