![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/05/14C16CBC-96E4-46A2-8359-EC0DE51165FF.jpeg)
Ndeshja mes Manchester City-t dhe West Ham-it përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.
Kjo ndeshje do të siguronte fitoren e titullit të Premier League, por Manchester City dështoi të fitojë ndeshjen.
Goli i parë erdhi në minutën e 24-të, ku shënoi Jarrod Bowen për epërsinë e West Ham.
Në fund të pjesës së parë, Bowen shënoi përsëri për të dyfishuar epërsinë.
Në pjesën e dytë, Jack Grealish shënoi për të ngushtuar epërsinë, në minutën e 49-të.
Në minutën e 69-të, Vladimir Coufal shënoi në portën e gabuar për të barazuar rezultatin.
Në minutën e 86-të, Riyad Mahrez pati mundësinë për fitoren e City-t, por ai nuk ishte i saktë nga penalltia.
Manchester City radhiten në pozitën e parë me 90 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com