Këngëtarja e njohur Beyonce së fundmi ka ndihmuar njerëzit që u goditën nga stuhia e Teksas-it.
Shteti Amerikan i Teksasit u godit nga stuhia e akullt e cila shkaktoi mjaft dëme në objekte dhe shumë persona humbën jetën. Aktualisht miliona njerëz po jetojnë pa ilaçe, ushqim, ujë, energji elektrike dhe ngrohje. Javën që lamë pas, afërsisht në Teksas ishin pa energji elektrike rreth 3 milion shtëpi.
Një anëtare e Këshillit të qytetit Austin, e përshkroi situatën në Teksas si “një krizë në shkallë Katrina”. Së fundmi, diva e muzikës pop, Beyonce është bashkuar me markën e njohur sportive “Adidas” dhe organizatën “Bread of Life” për të mbledhur para për banorët e Teksas-it
Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Beyonce u vjen në ndihmë amerikanëve përmes fondacionit. Gjatë vitit 2020, këngëtarja dhuroi vazhdimisht fonde për blerjen e ushqimeve, maska mbrojtëse, dezinfektues dhe ilaçe.
Fondacioni i saj shpërndau 2.5 milionë për ndërmarrjet më të vogla të kërcënuara nga pandemia, si dhe 500 mijë dollarë për familjet në nevojë në situatën e emergjencës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Kontrata e parë e punës e Princeshës Diana mbi të cilën ajo gënjeu për moshën e saj, shitet për mbi 10 mijë dollarë në ankand
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit