Lajme

Policët plagosin një person në vetëmbrojtje pasi i gjuajti me AK-47


Një person është plagosur rëndë nga zyrtarët policorë në lagjen Vranjevc të Prishtinës mëngjesin e kësaj të diele të 8 majit.

Policët kanë shtënë drejt personit me inicialet B.B, pasi ky i fundit ka gjuajtur me kallashnikov të tipit AK-47 në drejtim të tyre, teksa po i bastisej shtëpia pasi dyshohej për posedim të armëve pa leje.

“Me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtareve policor duke ua rrezikuar jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar”.

“Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe me tutje nga autoritetet kompetente”.

Armët e konfiskuara

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore