Rusët nisën një sulm të madh me raketa që prej mëngjesit të 3 majit në objektiva të ndryshëm. Nga ora 06:00 e mëngjesit të ditë së djeshme, tetë rajone të Ukrainës janë bombarduar nga ushtria ruse: Dnipropetrovsk, Kirovohrad, Lviv, Vinnytsia, Kiev, Zakarpattia, Odessa dhe Donetsk.
Në drejtim të Lyman, në Ukrainën lindore, trupat e Moskës po përparojnë drejt fshatit Shandrygolove ndërsa luftimet vazhdojnë.
Në Mariupol sulmet ajrore, tokësore dhe detare kundër pozicioneve në zonën Azovstal vazhdojnë të pandërprera.
Në drejtim të Zaporizhzhia-s u sulmua vendbanimi Orikhiv, ndërsa në Jug të Bug-ut bombardimet goditën të gjithë vijën e frontit për të shkatërruar pajisjet dhe fortifikimet e pozicioneve ukrainase.
Armiqësitë janë intensifikuar edhe në zonën e vendbanimit Tomin Balka.
Në drejtim të Slobozhansky, predha artilerie dhe mortajash u qëlluan në Kharkiv dhe në vendbanimin Protopopivka.
Pse bastisjet ruse janë kaq të rëndësishme?
Në Odessa, Lviv, një qytet në pjesën qendrore të Ukrainës janë goditur stacionet, rrjeti hekurudhor, sistemet elektrike të prekura me pasojë ndërprerjen.
Kjo ka ardhur me synim shkatërrimin e infrastrukturave themelore dhe përpjekjen për të penguar rrjedhën e ndihmave ushtarake (edhe që mbërrijnë me tren nga Polonia).
Ka pasur dëshmi se asnjë pjesë e vendit nuk është e sigurt nga përdorimi i gjerë i raketave nga ushtria ruse. Kjo e fundit përdori edhe Bastionet kundër anijeve dhe objektivave tokësorë.
Këto armë sigurojnë një gamë të gjatë veprimi dhe nuk ekspozojnë një aviacion gjithmonë mjaft të dobët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
Alejandra Rodriguez konkurron për Miss Universe në moshën 60-vjeçare
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës