Gjigandi i shitjes me pakicë Amazon, ka thënë se sezoni i festave qëlloi më i miri për shitësit e tij të pavarur.
Amazon raportoi dorëzimin e miliarda artikujve, si 1.5 miliardë lodra, produkte shtëpiake, pajisje elektronike, produkte të bukurisë dhe kujdesit personal.
Ndërkohë, për vazhdimësinë e punës gjatë pandemisë, kompania deklaroi se ka investuar rreth 10 miliardë dollarë. Kjo shumë u përdor për sigurimin e masave mbrojtëse ndaj Covid 19.
Megjithatë, kompania është përballur me kritika të ndryshme të punëtorëve lidhur me kushtet dhe mungesën e masave mbrojtëse gjatë pandemisë.
Amazon deklaroi se do të paguante 500 milionë dollarë shpërblim për punëtorët më të ekspozuar.
.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit